Gjiganti i madh evropian hynë në garë për Hysaj

23:54 | 2 Dhjetor 2019

Roma po dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj.

Sipas Calciomercato, qëllimi kryesor i Romës është ta forcojnë mbrojtjen pasi i ka të lënduar mbrojtësit e krahut të djathtë, transmeton portali arbresh.info.

Klubi italian po dëshiron që të fillojë negociatat me shqiptarin, mirëpo kërkon që vlera e tij të ulët për shkak se kontrata e tij skadon në vitin 2021.

Nga ana tjetër “Napolitanët” po dëshirojnë ta shesin në mënyrë që të fitojnë një shumë të madhe të parave.

Sipas The Sun, Chelsea për 25 vjeçarin vitin e kaluar ka ofruar 43 milionë euro, mirëpo një ofertë e tillë është refuzuar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara