Gjermania dhe Argjentina ndahen baras në miqësore

22:52 | 9 Tetor 2019

Gjermania dhe Argjentina kanë barazuar në miqësoren e zhvilluar mes tyre mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Dy nga skuadrat kombëtare më të mëdha në botë kanë barazuar me rezultat 2 me 2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin Signal Iduna Park, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët siguruan një avantazh prej 2 me 0 në pjesën e parë falë golave nga Serge Gnabry (15′) dhe Kai Havertz (22′).

Ylli në formë i Bayern Munichut dërgoi në avantazh me një gol të bukur gjermanët para se të asistonte edhe në golin tjetër të shënuar shtatë minutave më vonë.

Por, Argjentina, e cila ishte në mungesë të yjeve si Sergio Aguero dhe Lionel Messi, barazoi shifrat gjatë pjesës së dytë.

Lucas Alario shënoi për 2 me 1 në minutën e 66′, ndërsa goli i barazimit u shënua pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes nga Lucas Ocampos.

Kjo ndeshja ka shërbyer si parapërgatitje për Gjermaninë para takimit të së dielës kundër Estonisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ndërkohë që Argjtina zhvillon miqësore në të njëjtën ditë kundër Ekuadorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara