Gjendet i vdekur ish-futbollisti shqiptar 24-vjeçar

21:02 | 8 Tetor 2019

Nesër familja dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit ish-futbollistit shqiptar, 24-vjeçar, Aldi Cala, i cili u gjet i pajetë në dhomën e gjumit nga prindërit e tij, në Itali.

Mediat fqinje, teksa postojnë edhe foton e të riut, shkruajnë se ceremonia do të mbahet në vendin ku banonte së bashku me familjen, sipas riteve myslimane.

24-vjeçari Aldi Cala kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia. Sipas mediave italiane, 24-vjeçari, një natë para se të ndërronte jetë kishte dalë për të festuar me shoqërinë, teksa ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në orët e para të mëngjesit.

Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët në dhomën e shtëpisë, teksa kishin shkuar për ta zgjuar nga gjumi, zbuluan se zemra e 24-vjeçarit kishte ndaluar.

Nga raportet e para mjekësore, raportohet se ka qenë një vdekje natyrale, teksa ish-futbollisti nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Familja e të riut shqiptar jetonte prej vitesh në Ponteteto, ndërsa në të kaluarën Cala ka qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia, por nuk arriti kurrë të bënte hapin e madh në karrierën e tij sportive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara