Gjakoset Lionel Messi, fytyra të tronditura te Barça

21:40 | 10 Prill 2019

Lionel Messi ka lënë të tronditur të gjithë mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Fytyrat e lojtarëve të skuadrës së Barcelonës dhe të gjithë tifozëve të gjigantit katalunas në Old Trafford ishin të tronditura kur sulmuesi argjentinas u pa duke rrjedhur gjak nga hunda, shkruan portali arbresh.info.

Barcelona është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në takimin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Untied.

Derisa po zhvillohej minuta e 30′, Messi u godit në hundë nga Smalling dhe superylli u detyrua të largohet përkohësisht nga fusha.

Messi shihej duke rrjedhur gjak nga hunda dhe është dashur të dal jashtë linjave për disa sekonda në mënyrë për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Ndryshe, Messi krijoi një super asistim në minutën e 12′ për sulmuesin Luis Suarez, ndonëse sipas UEFA-së mbrojtësit Luke Shaw shënoi autogol meqenëse preku i fundit topin./arbresh.info/


(Momenti i lëndimit më poshtë ose duke klikuar këtu)

Lajmet më të lexuara