Giroud: Jam shumë i kënaqur me golat dhe asistimin

23:56 | 14 Mars 2019

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ishte i kënaqur me hat-trickun e tij në fitoren e thellë ndaj Dynamo Kiev.

“Blutë” fituan me rezultat bindës 5 me 0 në ndeshjen kthyese në UEFA Evropa Ligë duke siguruar kalimin në fazën e çerekfinales së këtij kompeticoni, transmeton portali arbresh.info.

“Jam shumë i kënaqur me të gjitha golat që kam shënuar dhe asistimin për Callumin. Ishte një performancë e shkëlqyer nga skuadra sonte”

“Ndoshta goli im i dytë ishte goli më i miri”

“Ishte në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe ishte një finalizim me këmbën e djathtë për mua – gjë që është e pazakonshme për mua. Ne luajtëm mjaftë mirë në ndërprerjet, gjë që është e mirë sepse ju ndihmojnë të fitoni ndeshjet”, përfundoi Giroud./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara