Gary Neville: Van Dijk vlen sa 4 mbrojtës, askush s’i afrohet atij!

10:00 | 6 Prill 2019

Ish legjenda e Manchester United, Gary Neville ka thënë fjalët më të mira për Virgil Van Dijk. Neville që tani është në rolin e analistit në Sky Sport, ka deklaruar se holandezi po e lë pa fjalë atë me performancat e tij.

“Ka kaluar kohë e gjatë që kur kam parë një qendërmbrojtës aq të mirë. Ai bën hajgare me topin, pasimet e tij janë të jashtëzakonshme. Luan me top sikur të jetë mesfushor. Van Dijk bën punë sa katër mbrojtës.

Mbaj mend në karrierë lojtarë si Staam, Pallister e Ferdinand, por Van Dijk tani është në atë nivel. Me të në lojë gjithçka shkon sigurt. Sot për sot, askush s’i afrohet atij, është lojtari i vitit” ka thënë Neville.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara