Gareth Southgate publikon listën prej 23 futbollistëve që do të udhëtojnë në botërorin ‘Rusia2018’

15:46 | 16 Maj 2018

Gareth Southgate e ka publikuar listën përfundimtare prej 23 lojtarëve të ftuar në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës, me mungesa të theksuara të profilit të lartë.

Southgate s’i ka ftuar Jack Wilshere, Joe Hart dhe Ryan Bertrand.

Ndërkohë, për herë të parë është ftuar talenti i ri i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Kjo është lista e plotë e Anglisë për Botërorin Rusia 2018.

Portierë: Jordan Pickford, Nick Pope, Jack Butland

Mbrojtës: Kyle Walker, Kieran Trippier, Trent Alexander-Arnold, Gary Cahill, Danny Rose, John Stones, Harry Maguire, Phil Jones, Ashley Young

Mesfushorë:  Eric Dier, Fabian Delph, Jordan Henderson, Dele Alli, Ruben Loftus-Cheek, Raheem Sterling, Jesse Lingard

Sulmues:  Harry Kane, Jamie Vardy, Marcus Rashford, Danny Welbeck.

 

Shpërndaje në rrjete sociale