Gareth Bale shtron kërkesë te Real Madridi, reagon menjëherë Julen Lopetegui

17:06 | 9 Gusht 2018

Julen Lopetegui ka kërkuar nga Real Madridi të lansoj një ofertë për të transferuar menjëherë sulmuesin e Valencias dhe Spanjës – Rodrigon, derisa Gareth Bale është duke kërkuar gjithashtu nga klubi përforcimin e opsioneve të tyre në sulm këtë verë.

Të paktën kështu beson ‘Don Balon’, e cila thekson se uellsiani është i bindur që klubi ka nevojë për të përmirësuar opsionet e tyre në sulm para fillimit të sezonit dhe atij i pëlqen po ashtu ideja që gjiganti italian të nënshkruaj me Rodrigon, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta e lartpërmendur ka raportuar në të kaluarën se ylli spanjoll Rodrigo ka në kontratën e tij një klauzolë të blerjes prej 100 milionë euro, çmim që mund të jetë pak i madh për një lojtar të kualitetit të tij.

Duket gjë e mirë që Bale është duke shqyrtuar dobësitë në sulm të klubit, ndërkohë që yjet si Karim Benzema kanë bërë paraqitje aspak bindëse gjatë sezoneve të kaluara.

Francezi ka arritur të shënojë vetëm pesë gola brenda 32 paraqitjeve për gjigantin spanjoll sezonin e kaluar, ku ata përfunduan në formë të tmerrshme në pozitën e tretë në La Liga.

Rënie e Benzemas është e qartë që një kohë të gjatë, prandaj gjithçka ka kuptim për trajnerin Lopetegui për të kërkuar nga klubi transferimin e Rodrigos këtë verë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale