Futbollisti që u kërkua nga Shqipëria, merr shtetësinë kosovare nga presidenti Thaçi

20:53 | 15 Maj 2019

Valon Hamdiu është një mbrojtës tjetër i talentuar që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

Futbollisti kosovar i cili luan në klubin zviceran, Winterthur së fundmi ka qenë i kërkuar nga Maqedonia e Veriut dhe Kombëtarja shqiptare.

Megjithatë, Hamdiu tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Përfaqësuesen e Kosovës.

Madje, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka dhënë shtetësinë kosovare futbollistit në fjalë.

Në grumbullimin e ardhshëm, Valon Hamdiu pritet të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19, e cila drejtohet nga Ramiz Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara