FSHF reagon zyrtarisht për trajnerin e Kombëtares | arbresh.info
shqiperia

FSHF reagon zyrtarisht për trajnerin e Kombëtares

Përcaktimi i trajnerit të Kombëtares shqiptare është një temë që po diskutohet çdo ditë.

Së fundmi janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e kuqezinjve për 4 ndeshjet e mbetura të eliminatoreve të Botërorit 2018, si dhe për fushatën e Europianit të vitit 2020.

Duke marrë shkas nga zërat e fundit që po qarkullojnë, Federata Shqiptare e Futbollit në vend ka dalë me një deklaratë për shtyp për të qartësuar situatën.

Në komunikatën e saj, FSHF thekson se për momentin asgjë nuk është konfirmuar, ndërkohë që presidenti Duka vijon bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Federata Shqiptare e Futbollit shton se vendimi zyrtar për trajnerin e ri të Kombëtares do të merret në ditët në vazhdim dhe se do të jetë ajo vetë që do ta publikojë lajmin nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit.




Leave a Reply