‘France Football’ ka publikuar listën me 10 skuadrat më të mira në historinë e futbollit

18:33 | 11 Shkurt 2019

Prestigjiozja franceze ‘France Football’ ka publikuar listën e skuadrave më të mira në historinë e futbollit.

Skuadra më e mirë në histori është zgjedhur Real Madrid, bazuar në kriteret që ka vendosur ‘France Football’.

Në përzgjedhjen e skuadrave janë përfshirë parametrat e lojtarëve (topat e artë), audienca në televizion, kërkimet në internet, prezenca në stadium, të ardhurat, shpenzimet, vlera në market dhe historiku i skuadrave.

Me këto kritere janë ekzaminuar 85 skuadra anë e mbanë botës. Në listën e ngushtuar prej 30 skuadrave, Real Madrid është ajo që prinë, ndjekur nga Barcelona dhe Manchester United.

Me fuqinë ekonomike dhe historinë e tyre, pesë skuadra angleze janë të përfshira në top 10.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e 30 skuadrave më të mira në histori, sipas ‘France Football’.

Real Madrid
Barcelona
Man Utd
Bayern Munich
Liverpool
Juventus
PSG
Chelsea
Man City
Arsenal

Shpërndaje në rrjete sociale