Roma me ofertë zyrtare për Deulofeun

14:29 | 28 Janar 2018

Roma është duke kërkuar ta përforcojë repartin ofensivë.

Shumë emra janë përfolur si të mundshëm për t’iu bashkua ‘Giallorosëve’, por duket se në fund do t’i bashkohet spanjolli Deulofeu.

Sulmuesi këmbëshpejtë nuk ka gjetur hapësirat e duhura te Barcelona dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma tani ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për sulmuesin.
Verdhekuqtë kanë ofruar pesë milionë euro për huazimin e lojtarit dhe 20 të tjera në fund të sezonit për blerjen përfundimtare.

Deulofeu duke festuar një gol këtë sezon me Barcelonën

Ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Barcelona e cila po kërkon që ta shesë menjëherë lojtarin e tyre.

Gjithsesi kryeqytetasit janë në bisedime me Barcelonën edhe për mbrojtësin Aleix Vidal.

Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet gjatë ditëve të para të javës së ardhshme.

Kujtojmë që Deulofeu ka luajtur më parë në Serie A me Milanin ku kishte shënuar katër gola dhe kishte bërë katër asistime në 17 takime. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara