Franca shënon edhe golin e tretë kundër Shqipërisë

22:22 | 7 Shtator 2019

Franca është duke udhëhequr me rezultat 3 me 0 kundër Shqipërisë.

Djelmoshat nën udhëheqjen e Didier Deschamps kanë shënuar edhe golin e tretë kundër mysafirëve në stadiumin Stade de France, shkruan portali arbresh.info.

Kingsley Coman arriti të realizojë edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje duke shënuar për 3 me 0 në minutën e 68′ të pjesës së dytë.

Coman zhbllokoi edhe shifrat pas vetëm gjashtë minutave lojë, ndërsa goli i dytë u realizua nga Olivier Giroud.

Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit H në Kampionatin Evropian 2020.

Arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara