Foto nga stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes me Malin e Zi

21:48 | 13 Tetor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes tejet të rëndësishme kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, që zhvillohet të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Atmosfera në kampin e ‘Dardanëve’ para kësaj ndeshje është shumë e mirë dhe të gjithë janë optimistë për fitore, me të cilën vazhdon ëndrra e kualifikimit në Evropian, njofton FFK.

Ndërkohë, para stërvitjes në konferencën për media janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Milot Rashica, të cilët janë optimist se në ndeshjen e nesërme do të arrijnë fitore.

 

 

 

 

 

 

Lajmet më të lexuara