Formacioni i parë i Jose Mourinho te Tottenhami

12:37 | 23 Nëntor 2019

Jose Mourinho ka krijuar formacionin e parë si trajner i ri i Tottenham Hotspur për ndeshjen e tyre si mysafirë pasditen e sotme (e shtunë) ndaj West Hamit.

Trajneri portugez ka vendosur një skuadër mjaftë të fuqishme në linjën startuese për ndeshjen në stadiumin London Stadium në kuadër të xhiros së 14-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Kane si qendërsulmues, ndërsa Son, Lucas dhe Dele Alli janë vendosur gjithashtu në linjën frontale nga Mourinho.

Eriksen dhe Rose janë në dispozicion vetëm nga bankina.

Nga ana tjetër, edhe Ajeti nis edhe këtë ndeshje vetëm nga bankina.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet fillon në ora 13:30./arbresh.info/

  • West Ham: Roberto, Fredericks, Ogbonna, Diop, Cresswell, Rice, Noble, Snodgrass, Yarmolenko, Anderson, Haller.
  • Tottenham: Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Dier, Winks, Dele, Lucas, Son, Kane.

Lajmet më të lexuara