Formacioni i mundshëm i Real Madridit kundër Barcelonës në El Clascio

13:31 | 21 Dhjetor 2017

Real Madridi dëshiron të sigurojë fitore ndaj Barcelonës në Bernabeu në mënyrë për të mbajtur të hapur shpresat e tyre për titull.

Zinedine Zidane është në dijeni që ambiciet për titull të Real Madridit do të përfundojnë në rast të disfatës kundër Barcelonës të shtunën në El Clascio, transmeton portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ janë 11 pikë larg kreut të tabelës dhe do të jenë edhe më poshtë në rast se Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij largohen nga Bernabeu me tri pikë të plota.

Cristiano udhëheq linjën e Real Madridit së bashku me Karim Benzeman në variacionin 4-4-2.

Zidane besohet se do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën pasi Gareth Bale shkëlqeu në Kupë të Botës për Klube./arbresh.info/

Formacioni i mundshëm i Real Madridit kundër Barcelonës: Keylor Navas, Dani Carvajal, Rafaal Varane, Serio Ramos, Marcelo, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Isco, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara