Formacioni i kombinuar i derbit Liverpool-Man City, mungon Salah

12:37 | 8 Nëntor 2019

Liverpooli dhe Manchester City do të ndeshen këtë fundjavë në kuadër të Ligës Premier.

Reds janë nikoqir të Qytetarëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligës Premier, e cila zhvillohet të dielën në Anfield nga ora 17:30.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm të madh pasi vendasit janë pa humbje në 11 ndeshjet e para, ndërsa presin kampionin aktual që gjenden në vendin e dytë.

Në rast fitore nga Reds epërsia do të shkonte në nëntë pikë, ndërsa një fitore e Cityt do të bënte edhe më interesante garën për titull.

Mediumi i njohur britanik The Sun ka përpiluar një formacion të kombinuar me lojtarët e të dyja skuadrave, ku Liverpooli përfaqësohet nga gjashtë dhe City nga pesë.

Në portë garën e ka fituar trajneri Alisson Becker para Ederson, ndërsa në mbrojtje renditen: Trent Alexander-Arnold, John Stones, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertson.

Në mesfushë, dyshja e Cityt, Kevin De Bruyne dhe David Silva gjendet përkrah Fabinhos së Liverpooli.

Në sulm City gjendet përsëri më mirë, pasi Raheem Sterling e Sergio Aguero përbëjnë treshen së bashku me Sadio Mane, ndërsa befasia është mos prezenca e Mohamed Salah.

Formacioni i kombinuar: 

Formacioni alternativ: 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara