Formacionet zyrtare, Toulouse – PSG

16:10 | 10 Shkurt 2018

Toulouse dhe Paris Saint Germaini kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 25-të në Liga 1.

Para kësaj përballje, Toulouse është duke qëndruar një pikë larg nga zona e dëbimit, ndërsa Paris Saint Germaini është në krye të tabelës me 10 pikë më shumë se Marseille në pozitën e dytë, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët nisën këtë ndeshje pas dy fitoreve, në shtëpi ndaj Troyes me rezultat 1 me 0 dhe si mysafirë kundër Nices me rezultat gjithashtu 1 me 0.

Paris Saint Germain nga ana tjetër ka humbur vetëm një ndeshje nga 19 të fundit të zhvilluara në të gjitha kompeticionet. Gjiganti francez është rikthyer fuqishëm nga disfata 2 me 1 kundër Lyonit të zhvilluar në xhiron e 22-të.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Municipal duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara