Formacionet zyrtare, Prishtina – Trepça ’89

15:40 | 15 Maj 2019

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e mërkurë).

Dy skuadrat kosovare kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 32-të në Ipko Superligë të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët synojnë të sigurojnë gjithsesi tri pikë nga takimi i sotëm në mënyrë për të vazhduar garën e ashpër për titull dhe asgjë tjetër përveç fitores nuk i duhet skuadrës së Mirel Josas në mënyrë për të mbajtur shpresat gjallë për titull.

Trepça ’89 nga ana tjetër e ka eliminuar skuadrën nga kryeqyteti në Superkupë të Kosovës dhe synon të marrë rezultat pozitiv edhe këtë pasdite në “Fadil Vokrri”.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/


Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Ahmeti, Mustafa, Mankenda, Pefqeli, Khalid.

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Kaqiku, Muja, Maloku, Hoti, Avdyli, Hyseni, Traore, Herman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara