Manchester City dhe Bristol City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të gjysmëfinales së EFL Cup.
Kjo është ndeshja më e vështirë që skuadra e Pep Guardiolas ka zhvilluar deri tani në EFL Cup, shkruan portali arbresh.info. Djelmoshat e Lee Johnson tashmë kanë eliminuar katër skuadra të Premierë Ligës nga ky turne.
Watfordi, Stoke City, Crystal Palace dhe United janë mposhtur nga Bristol City pas fitores në raundin e parë ndaj Plymouthit.
Lideri i Premierë Ligës ka vendosur një skuadër të fortë për ndeshjen e sotme ku janë të përfshirë yjet si Sane, Kevin De Bryune dhe Sterling.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Etihad duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Presenting your @HaysWorldwide @Carabao_Cup semi-final team! #cityvbcfc pic.twitter.com/OF1sXOytDL
— Manchester City (@ManCity) January 9, 2018
⚽ #BristolCity v Man City: Fielding, Wright, Flint, Baker, Magnusson, Brownhill, Pack, Smith, Bryan, Paterson, Reid. Subs: Steele, Vyner, Kelly, Eliasson, Walsh, Engvall, Taylor. #MCYvBRC
— Bristol City FC (@bcfctweets) January 9, 2018