Formacionet zyrtare, Liverpool – Everton, starton Shaqiri

20:42 | 4 Dhjetor 2019

Ka mbetur me pak se një orë para se të fillojë ndeshja mes Liverpool dhe Everton.

Liverpool shpreson të fitojë tri pikë me dëshirën për të mbajtur distancën nga vendi i dytë, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa Everton gjithashtu kërkon fitore me shpresën për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Të dy klubet ka publikuar formacionet zyrtare, derisa trajneri Jurgen Klopp ka bërë pesë ndryshime në minutën e fundit.

Liverpool (4-3-3: (Adrian, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Llallana, Milner, Wijnaldum, Shaqiri, Origi, Mane.

Everton (3-4-3): Pickford, Holgate, Mina, Keane, Sidibe, Sigurdsson, Davies, Digne, Iwobi, Richarlison, Calvert-Lewin.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në “Anfield” dhe fillon në ora 21:15./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara