Formacionet zyrtare, Leicester – Arsenal

18:00 | 9 Nëntor 2019

Leicester City është nikoqir i Arsenalit në ndeshjen pasditen e sotme (e shtunë) mes tyre.

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin King Power në kuadër të xhiros së 12-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Pas pesë fitoreve në gjashtë ndeshjet e fundit, “Dhelprat” është tashmë e qartë se janë në një super formë dhe përballje ndaj “Topçinjve” të Unai Emery është një test mjaftë i vështirë për skuadrën befasuese të këtij sezoni.

Arsenali ka probleme të shumta në zhveshtore dhe të tillat janë shfaqur edhe në rezultat me një formë të përzier, por trajneri i lartpërmendur spanjoll ka vendosur një skuadër që mund t’i shkaktoj probleme nikoqirëve.

Granit Xhaka vazhdon qëndrimin jashtë linjave pas incidentit me tifozët ndërkohë që Shkodran Mustafi nuk është duke u shfrytëzuar për ndeshjet në Premierë Ligë

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:30./arbresh.info/

  • Leicester XI vs. Arsenal: Schmeichel; Pereira, Soyuncu, Evans, Chilwell; Ndidi, Tielemans, Barnes, Perez, Maddison; Vardy.
  • Arsenal XI vs. Leicester: Leno, Bellerin, Chambers, Luiz, Holding, Kolasinac; Guendouzi, Torreira; Ozil; Lacazette, Aubameyang.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara