Formacionet zyrtare, Kosovë – Çeki

13:45 | 7 Shtator 2019

Kosova dhe Republika e Çekisë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat kombëtare kanë bërë publike njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

“Dardanët” janë të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit dhe synojnë të marrin gjithsesi rezultat pozitiv edhe sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Nga ana tjetër, çekët janë pa barazim në 20 ndeshjet e fundit me 11 fitore dhe nëntë humbje.

Ndryshe, ky është takimi i parë mes dy skuadrave ndonjëherë.

Ndeshja fillon në ora 15:00 dhe portali Arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara