Formacionet zyrtare, KFF Mitrovica – VSL Wolfsburg

17:11 | 11 Shtator 2019

KFF Mitrovica dhe VSL Wolfsburgu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e mërkurë).

Klubi i vashave të Mitrovicës dhe Wolfsburgu kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të raundit të parë kualifikues në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Trajneri i KFF Mitrovica ka vendosur në linjën startuese lojtaret si Rexhepi, Elezaj, Osmani, Haziri, Bajrami, Gjergji, Biqkaj, Shala, Tahiri, Xh.Berisha dhe V.Berisha.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:00.

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, KFF Mitrovica – VSL Wolfsburg

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara