Formacionet zyrtare, Gjermani – Argjentinë

20:02 | 9 Tetor 2019

Gjermania dhe Argjentina kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mbrëmjen e sotme (e mërkurë) mes tyre.

Dy kombëtaret e mëdha botërore kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin miqësor në stadiumin Signal Iduna Park të Borussia Dortmundit, shkruan portali arbresh.info.

Argjentina është në mungesë të lojtarëve kryesor si Sergio Aguero e Lionel Messi, ndërkohë që Gjermania dëshiron të testoj vetën para ndeshjes së ardhshme në kuadër të kualifikimeve të dielën.

Nikoqirët e këtij takimi do të përballen tri ditë më vonë me Estoninë për kualifikimet për Euro 2020.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Argjentinës fillon në ora 20:45./arbresh.info/

  • Formacioni i Gjermanisë: Ter Stegen, Koch, Kimmich, Havertz, Brandt, Klostermann, Sule, Halstenberg, Waldschmidt, Gnabry, Can
  • Formacioni i Argjentinës: Marchesin, Foyth, Otamendi, Rojo, Tagliafico, Paredes, Pereyra, De Paul, Correa, Dybala, Martinez

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara