Formacionet zyrtare, Chelsea – Newcastle

17:39 | 12 Janar 2019

Chelsea dhe Newcastle United kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Stamford Birdge në kuadër të xhiros së 22-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

“Blutë” pritet të sigurojnë tri pikë të plota me lehtësi në këtë takim si nikoqir duke marrë parasysh se kanë mbajtur tri herë portën e pastër në tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet.

Pas një muaji të tmerrshëm gjatë të cilit siguruan vetëm një fitore në ligë, Newcastle e gjen vetën ende duke luftuar për t’iu shmangur zonës së dëbimit.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 18:30./arbresh.info/

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Rüdiger, David Luiz, Marcos Alonso; Jorginho, Kanté, Kovacic; Willian, Hazard, Pedro.

Newcastle: Dúbravka; Yedlin, Lascelles, Lejeune, Clark; Ritchie, Atsu, Longstaf, Hayden; Pérez, Rondón.

Shpërndaje në rrjete sociale