Formacionet zyrtare, Chelsea – Crystal Palace

12:39 | 9 Nëntor 2019

Chelsea dhe Crystal Palace kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Stamford Bridge në kuadër të xhiros së 12-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

“Blutë” kanë siguruar pesë fitore në pesë xhirot e fundit dhe gjatë kësaj periudhe mjaftë të mirë ata kanë arritur të mbajnë portën e pastër në dy raste. Skuadra nën drejtimin e Frank Lampard qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 23 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri në pozitën e tretë.

Nga ana tjetër, Crystal Palace ka pasur një periudhë mjaftë të përzier në pesë ndeshjet e fundit duke u mposhtur dy herë, duke siguruar dy fitore dhe një barazim.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 13:30./arbresh.info/

  • Chelsea XI: Kepa; James, Zouma, Tomori, Emerson; Kante, Kovacic; Mount, Willian, Pulisic; Abraham.
  • Crystal Palace XI: Guaita; Ward, Tomkins, Cahill, Van Aanholt; Milivojevic, Kouyate, McArthur, Townsend, Zaha; Ayew.

Lajmet më të lexuara