Formacionet zyrtare, Bournemouth – Manchester United

12:33 | 2 Nëntor 2019

Bournemouthi është nikoqir i Manchester United në ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Pamje brenda stadiumit Vitality para ndeshjes

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Vitality në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht mungesës së fitores në katër ndeshjet e fundit, Bournemouthi ka pësuar vetëm një disfatë në këto ndeshje dhe është me pikë të barabarta me rivalin e sotëm (13 pikë).

“Djajtë e Kuq” nga ana tjetër kanë nisur të përmirësohen por kanë regjistruar vetëm një fitore brenda pesë ndeshjeve të fundit.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 13:30./arbresh.info/

Bournemouth XI: Ramsdale, Smith, Rico, Aké, Cook, H.Wilson, Lerma, Billing, Fraser, C.Wilson, King

Man Utd XI: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Young, McTominay, Fred, James, Andreas Pereira, Rashford, Martial

Lajmet më të lexuara