Formacionet zyrtare, Bologna – Juventus

19:51 | 12 Janar 2019

Bologna dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Renato Dall’Ara në kuadër të xhiros së 1/8-së në Kupë të Italisë, shkruan portali arbresh.info.

“Zonja e Vjetër” rikthehet nga pushimi mes-sezonal duke filluar mbrojtjen e Kupës së Italisë me ndeshjen në udhëtim kundër rivalit të tyre në Serie A.

Pasi fituan në formë bindëse këtë trofe sezonin e kaluar kundër Milanit, Juventusi nis detyrën mjaftë të vështirë me Bolognan, të cilën e kanë mposhtur në fillim të muajit shtator me rezultat 2 me 0.

Superylli Cristiano Ronaldo është pushuar dhe nuk është pjesë e skuadrës startuese të përzgjedhur nga Massimiliano Allegri.

Takimi mes dy skuadra fillon në ora 20:45./arbresh.info/

Formacioni i Juventusit

Shpërndaje në rrjete sociale