Formacionet zyrtare, Barcelona – Manchester United

19:48 | 16 Prill 2019

Barcelona është nikoqire e ndeshjes më të madhe të sotme (e martë) në Ligë të Kampionëve.

Kampioni i Spanjës dhe Manchester United kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve mes tyre, shkruan portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” e nisën keq takimin e parë duke i dhuruar epërsinë skuadrës së Ernesto Valverdes me një autogol nga Luke Shaw pas goditjes me kokë nga sulmuesi Luis Suarez të cilën e ofroi superylli Lionel Messi.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit shpreson të ri-përsëris fitoren kundër PSG-së në xhiron e fundit duke përmbysur disavantazhin prej dy golave për të vazhduar tuje falë golit më të vlefshëm në ndeshjet si mysafirë (3:3).

Sidoqoftë, diçka e tillë do të jetë shumë e vështirë por jo edhe pamundur ndaj një skuadre të frikshme si ajo e Ernesto Valverdes.

Takimi mes dy gjigantëve zhvillohet në Camp Nou duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/


Barcelona XI: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suárez, Coutinho

Man Utd XI: De Gea; Jones, Lindelof, Smalling, Young; Fred, McTominay, Pogba; Martial, Lingard, Rashford.

Lajmet më të lexuara