Formacionet zyrtare, Amiens – PSG

19:51 | 4 Maj 2018

Amiens dhe Paris Saint Germaini kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të xhiros së 36-të në Liga 1.

Para takimit të sotëm kundër PSG-së, Amiens synon t’i afrohet mesit të tabelës, ndërkohë që kampioni i Francës ka ndërmend të thyej rekordin në Liga 1 këtë sezon duke arritur mbi 100 pikë, shkruan portali arbresh.info.

Si një skuadër e promovuar në këtë sezon, Amiens aktualisht qëndron në pozitën e 13-të dhe skuadra e Chirstophe Pelissier ndali kampionin e kaluar – Monacon duke barazuar pa gola 0 me 0 vikendin e kaluar.

Pas tri fitoreve radhazi, PSG ishte afër humbjes së tyre të parë pas 42 ndeshjeve në shtëpi, por arriti të rikthehet nga disavantazhi prej 2 me 0 duke barazuar në 2 me 2.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Licorne duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara