Forlan: Cavani sikur Ibrahimovic

18:40 | 16 Tetor 2020

Diego Forlan ka krahasuar Edinson Cavanin me Zlatan Ibrahimovic.

Forlan, i cili dikur luante me fanellën e Manchester United, ka komentuar transferimin e Edinson Cavani.

Forlan vlerëson se bashkëkombësi i tij ka ngjashmëri loje me Zlatan Ibrahimovic, duke vlerësuar lëvizjen si të qëlluar.

“Edinson është akoma lojtar i madh. Nuk shoh zbehje tek ai. Mendoj se është top lëvizje për Man United, sikur ishte Zlatan. Ai është lloj i njëjtë lojtari. Do të udhëheq skuadrën me shembullin si stërvitet dhe si luan. Do të jetë influencë pozitive për lojtarët e rinj”, ka thënë Forlan, transmeton lajmi.net.

“Ai është fitues, ka fituar shumë trofe. Është golashënues që ka shënuar kudo që ka qenë, ka asistuar po ashtu. Është i fortë fizikisht dhe do të jetë i mirë në futbollin anglez. Është i shpejtë dhe me motivim të lartë”, ishin fjalët e ish reprezentuesit të Uruguait.

Mbetet të shihet se kur do të regjistrojë Cavani debutimin e tij me fanellën e United.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara