Florent Muslija pajiset me pasaportën e Kosovës, a mund të luajë me Çekinë?

13:22 | 22 Korrik 2019

Një lajm shumë i mirë ka ardhur për “Dardanët” sot. Ardhja me e re te Kosovës, Florent Muslija është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe ai mund të jetë gati qysh për ndeshjet e shatorit ku Kosova ndeshet me Çekinë dhe Anglinë.

Lajmi është bërë publikë nga ambasada e Kosovës në gjermani aty ku sot ka qëndruar mesfushori i Kosovës dhe Hannoverit, Florent Muslija.

21 vjeçari do të jetë gati për dy ndeshjet e shtatorit që Kosova luan kundër Çekisë dhe Anglisë.

Njoftimi i ambasadës:

Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës kisha nderin dhe kënaqësinë të pres Futbollistin e Hannover 96, Florent Muslija.
Florenti nga sot do të pajiset me Pasaportën e Republikës së Kosovës dhe nga Shtatori i këtij viti do ta përforcojë Kombëtaren tonë në Kualifikimet e radhës!

Falemnderit Florent! Kosova të mirëpret!./Zëri.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara