Flamurtari e vlerëson shqetësuese situatën e futbollistit serb, Iviq

20:17 | 21 Shkurt 2020

Zyrtarë të klubit të futbollit Flamurtari, e kanë vlerësuar shqetësuese situatën nëpër të cilën po kalon futbollisti serb, Ilija Iviq.

Futbollistit serb, të premten, i janë përjashtuar prindërit nga puna, nëna nga Komuna e Graçanicës, kurse babai nga sistemi arsimor, pasi atij iu bë ftesa për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës (U19).

“Me shqetësimin më të madh jemi duke e përcjell situatën rreth presioneve mbi familjen e futbollistit, Ilija Iviq, të orkestruara nga qarqe të caktuara politike. Ne si klub, jemi në koordinim me instancat relevante për hapat e mëtejmë, njëkohësisht do të qëndrojmë pranë futbollistit dhe familjes së tij”, thuhet në komunikatën e klubit Flamurtari.

Iviq ka kohë që luan për Flamurtarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara