Flamurtari e shtang Ballkanin

15:52 | 9 Mars 2020

Flamurtari ka bërë befasinë e javës duke mposhtur liderin e Superligës së Kosovës, Ballkanin me rezultat 2 – 1.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar nga dy anët, ndërsa rrugën drejt golit e gjeti Bashkim Shala në minutën e 21-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, shkruan portali arbresh.info.

Ishin përsëri skuadrat e Flamurtarit që shënuan të parët në pjesën e dytë me Veton Kabashin në minutën e 49-të, kurse rezultatin e ngushtoi Daku në minutën e 89-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Vlen të cekën edhe dy golat e Mirlind Dakut që u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.

Pavarësisht humbjes Ballkani mbetet lider në tabelë me 44 pikë, një më shumë se Drita, ndërsa Flamurtari ngritët në pozitën e tetë me 28 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara