Fiton Arsenali

19:41 | 21 Mars 2015

Arsenali ka siguruar fitoren e gjashtë rresht pasi ka mposhtur Newcastle Unitedin si mysafir me rezultat 2 me 1.
Olivier Giroud me dy gola të shpejtë në pjesën e parë ishte heroi i “Topçinjve”.
Francezi golin e parë e shënoi në minutën e 24-të pas asistimit të Danny Welbeckut, ndërsa katër minuta më vonë realizoi për 2 me 0.
Në pjesën e dytë Newcastle ishte më i mirë duke ngushtuar rezultatin pas vetëm dy minutave lojë. Moussa Sissoko shënoi për të ngjallur shpresat e vendasve për një pikë nga kjo ndeshje, por pavarësisht rasteve të shumta deri në fund të ndeshjes londinezët u rikthyen me gjah të plotë.
Skuadra e Arsene Wengerit me këtë fitore mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë të tubuara, një më pak se Manchester City që është i dyti, ndërsa Chelsea në pozitën e parë ka 64 pikë, por dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara