Fiorentina mposhtë Atalanta, kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Italisë

16:59 | 15 Janar 2020

Fiorentina ka mposhtur Atalantan me rezultat të ngushtë 2 – 1, në kuadër të Kupës së Italisë.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë derisa ndeshjen arritën ta fitojnë me një lojtar me pak, transmeton portali arbresh.info.

Cutrone në minutën e 11-të zhbllokoi shifrat, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ilicic barazoi rezultatin në minutën e 67-të, ndërsa pas tre minutave Pazella u ndëshkua me të kuq për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Pavarësisht kësaj Fiorentin shënoi përsëri në minutën e 84-të përmes Lirola dhe arriti të kualifikohet në raundin tjetër.

Sot (e mërkure) në kuadër të kupës më të madhe në Itali, do të luajnë AC Milan – Spal dhe Juventus – Udinese./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara