FIFA i jep lejen ish-kapitenit të Serbisë që të luajë për Kosovën

13:50 | 26 Maj 2019

Futbollisti i Lillet, Arton Zekaj, do të bashkohet përfundimisht me Kosovën.

“Novosti.rs’’ shkruan se FIFA i ka dhënë lejen lojtarit për t’u shkëputur nga Serbia dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e “dardanëve”.

Ish-futbollisti i Partizanit, Arton Zekaj ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se kishte luajtur për grupmoshat e reja të Serbisë së fundmi., transmeton zeri.info

Zekaj do të shkojë te skuadra U-21 i Kosovës, atje ku do të pasurojë ekipin që drejtohet nga Rafet Prekazi.

19-vjeçari ka lindur në Suboticë, derisa ka qenë i përzgjedhur kapiten i grupmoshave të reja të Serbisë, por që ende nuk kishte pranuar ftesë nga ekipi i parë i Serbisë.

Gjithashtu, Zekaj ka luajtur edhe te klubet serbe si Partizan, Sopot dhe Backas, derisa vitin e kaluar u transferua te klubi i madh francez, Lille.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara