Fidan Aliti në Turqi?

19:17 | 12 Korrik 2019

Kampionati turk po bëhet shumë i dashur për futbollistët dhe tifozët nga Kosova.

Pas Donis Avdijajt dhe Vedat Muriqit, një tjetër futbollist nga Kosova mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Bëhet fjalë për Fidan Alitin, mbrojtësin e qendrës që po kërkohet nga Goztepe.

Lajmin e konfirmo gazeta e njohur turke ‘Sabah’, që shkruan se skuadra Goztepe është interesuar për qendërmbrojtësin e Kosovës Fidan Aliti, i cili luan te Kalmari në Suedi.

Aliti në vitin 2019 nga Skënderbeu është transferuar tek Kalmari, ku në 10 paraqitje ka shënuar edhe një gol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara