Ferrari me dedikim për ditëlindjen e Michael Schumacher

08:13 | 4 Janar 2020

Michael Schumacher mbush 51 vjeç dhe kompania gjigante e makinave Ferrari publikon një postim me urime për kampionin gjerman.

“Jemi të gjithë me ty. Shumë urime Michael”, shkruhet në postim.

Ky postim i Ferrari u nda në rrjetet sociale në 3 janar, bashkë me urimin për ditëlindjen e 51-të të Schumacher.

Në këtë formë shtëpia e makinave ku piloti gjerman u shpall disa herë kampion, i shpreh mbështetjen pas aksidentit të ndodhur në 29 dhjetor 2013, teksa ishte duke bërë ski në Meribel të Francës. Bota e Formula 1 nuk e ka harruar Schumi, duke bërë që shumë të pasionuar pas makinës së kuqe, të mos i kursejnë urimet për pilotin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara