Fenerbahce nis bisedimet me Arsenalin për Ozilin

08:33 | 10 Tetor 2019

Fenerbahce thuhet se është në bisedime me Arsenalin për një marrëveshje huazimi për yllin turko-gjerman Mesut Ozil, në afatin kalimtar të janar.

Reprezentuesi gjerman ka mbetur jashtë skuadrës në tri ndeshjet e fundit të Arsenalit – duke çuar në spekulime se karrierës së tij në Emirates po i vjen fundi.

Ozil, 30 vjeç, është paraqitur vetëm një herë në Ligën Premier këtë sezon, me Unai Emery që preferoi më shumë lojtarë si Dani Ceballos dhe Joe Willock.

Sipas mediumit turk Takvim, klubi i madh Fenerbahce është i gatshëm t’i ofrojnë atij një rrugë shpëtimi.

Ata shprehen se ish- ylli i Real Madridit ka dëshirë të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë, me drejtorin sportiv të Fenerbahces, Damien Comolli, që tani është në diskutime me Topçinjtë.

Madje është sugjeruar që gjigantët e Londrës së Veriut janë të gatshëm të paguajnë edhe një pjesë të pagës se Ozilit, vetëm për t’u liruar nga ati. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara