FC Prishtina ngushëllon familjen e Shani Fetait

19:23 | 12 Nëntor 2019

Autori i parë i golit te KF Shkëndija, Shani Fetai ndërroi jetë dje në Tetovë.

FC Prishtina ka reaguar duke ngushëlluar familjen dhe të afërmit e tij, shkruan portali arbresh.info.

Fetai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçari pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë.

Postimi i FC Prishtinës:

FC Prishtina shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit, Shani Fetai

Është shuar nga jeta autori i golit të parë i KF Shkëndija, Shani Fetai

Në jubileun e 40-të vjetorit të themelimit të KF Shkëndija, është ndarë nga jeta anëtari i gjeneratës së parë të vitit 1979 të cilët kishin jetësuan ëndrrën e rinisë tetovare për të pasur një klub futbolli shqiptar. Të hënën (11 nëntor) në Tetovë u varros Shani Fetai, i cili u nda nga jeta të dielën në moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Bëhet fjalë për njeriun pas emrit të të cilit qëndrojnë dy golat e parë zyrtarë në historinë e Shkëndijës. Shani Fetai ishte pjesë e formacionit të parë që në vitin 1979 zhvilluar në ndeshjen e parë zyrtare në Ligën Komunale përballë KF Kosmos nga fshati Podbredje e Tetovës. Ndeshja ishte zhvilluar në terrenin ndihmës pranë stadiumit të vjetër të qytetit në praninë e rreth 2000 tifozëve. Shkëndija fitonte bindshëm 4:0. Autor i golit të parë dhe të dytë ishte pikërisht tashmë i ndjeri Shani Fetai.

FC Prishtina shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe KF Shkëndija per të ndjerin, Shani Fetai.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara