Fanellat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm publikohen online

17:10 | 6 Dhjetorë 2018

Disa foto të publikuara në rrjetin social Twitter besohet se shfaqin pamjet e para të fanellës së re të Barcelonës për sezonin 2019-20.

Bazuar në fotot e fanellës për ndeshjet si nikoqir, klubi duket se ka vendosur për të hequr dorë nga ajo me vija tradicionale të kuqe dhe blu duke kaluar për herë të parë në historinë e tyre në një model me shirita, transmeton portali arbresh.info.

Ky dizajn do të jetë i njohshëm për mesfushorin e tyre qendror Ivan Rakitic për shkak se Kroacia i ka pasur të ngjashme në edicionin e tyre të shkëlqyer këtë vit në Kampionatin Botëror në Rusi.

Fanella për ndeshjet si mysafirë do të jetë më njohur nga historia e klubit për shkak se si ngjyrë kryesore do të jetë e verdha, ndërsa dy shirita do të kenë njëri ngjyrën e kuqe kurse tjetri blu të errët.

Vlen të përmendet që tifozët janë mësuar me dizajnet e pazakonshme gjatë viteve të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale