Enzo Zidane i bashkohet Rayo Majadahondas si një i huazuar

19:55 | 14 Korrik 2018

Royo Majadahonda ka njoftuar nënshkrimin në formë huazimi me Enzo Zidanen nga skuadra zvicerane FC Lausanne.

Djali më i madh i Zinedine Zidanes është rikthyer në Spanjë pasi iu bashkua Alaves verën e kaluar para se të transferohej në janar te Lausanne, transmeton portali arbresh.info.

Enzo ka luajtur katër ndeshje për Alaves, dy në ligë dhe dy në Kupë të Mbretit.

Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e skuadrës Castilla të Real Madridit, ku ishte kapiten i ekipit dhe madje bëri debutimin e tij në një ndeshje në Kupë të Mbretit kundër Cultural Leonesas në sezonin 2016/17.

“Të gjithë kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar këtë sezon një marrëveshje për huazimin e tij. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin e skuadrës së parë, Antonio Iriondo, i cili ishte çelësi për bindjen e lojtarit se sa i rëndësishëm do të ishte në skuadër dhe një sezon në La Liga 1|2|3 do t’i ndihmoj atij të zhvillohet në përgjithësi si një lojtar”, thuhet në një komunikatë zyrtare në klub.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara