Enis Hasani nënshkruan kontratë me klubin e madh të Qipros, synim i tij është përfaqësimi i Kosovës

13:18 | 9 Korrik 2020 | Edonis Bytyqi

Numri i talentëve shqiptarë që luajnë në klubet e mëdha anë e mbanë botës është duke u rritur gjithmonë e më shumë.

Talenti më i fundit që pritet të këtë të ardhme të ndritshme në të ardhmen e afërt është Enis Hasani, i cili ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste me skuadrën e njohur nga Qipro, Ermis Aradippou.

Hasani që në moshë të re, me saktësisht në moshën shtatëvjeçare luan futboll, ndërsa më herët luante për FC Olten.

Kosovari gjatë një interviste për arbresh.info, deklaroi se synimi kryesor është ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, ndërsa nga klubet evropiane e pëlqen gjigantin spanjoll, Real Madrid.

“Një ndër synimet e mia është përfaqësimi i Kombëtares së Kosovës, kurse skuadra që e favorizojë është Real Madrid-i”, tha fillimisht ai.

Hasani ndihet i lumtur që ka nënshkruar kontratë me skuadrën e madhe nga Qipro.

“Ndihem shumë mirë që jam pjesë e kësaj skuadre të madhe”, shtoi ai.

Personi i cili e zbuloi lojtarin dhe e drejtojë drejt profesionalizmit, njëkohësisht menaxheri, Sajmir Lamçe ka treguar se lojtari kërkohet nga disa klube të njohura italiane.

 “Enisi është një djalë i talentuar me shumë dëshirë e përkushtim, unë jam i bindur se Enisin do ta shohim shumë shpejt dhe në skuadra shumë më të mëdha. Enisi që tani ndiqet nga shumë klube italiane të cilat presin shpërthimin e ti në Superligen Qipriote”, deklaroi menaxheri i lojtarit.

Dy skuadrat italiane që vazhdojnë ta vëzhgojnë Enisin janë Parma dhe Bologna./E.Bytyqi /arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara