Enis Bardhi me gol të bukur me parabolë ndaj Real Sociedadit

19:40 | 30 Tetor 2019

Enis Bardhi ka dërguar skuadrën e tij në epërsi në ndeshje mbrëmjen e sotme (e mërkurë) me një gol të bukur.

Mesfushori qendror ka shënuar me parabolë në portën e Real Sociedadit të Adnan Januzajt, i cili është në dispozicion vetëm nga bankina në këtë takim, shkruan portali arbresh.info.

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë shënoi bukur në minutën e 24′  të ndeshjes në stadiumin Municipal de Anoeta pas një presioni të jashtëzakonshëm nga bashkëlojtarët e tij te Levante.

Gonzalo Melero ishte asistues i këtij goli nga 24-vjeçari.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara