Enca shtrihet në dysheme: Edhe tri ditë dhe ju bombardoj me puthje

23:41 | 8 Nëntor 2019

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, prej ditësh ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re në treg.

“Mwah” titullohet projekti i saj më i ri muzikor, të cilin ajo do ta realizojë edhe me klip.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet, ku është shfaqur mjaft atraktive në disa prej skenave.

“Edhe tri ditë dhe ju bombardoj me puthje”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e një prej fotografive.

Mesa duket, ajo ka përgatitur diçka të mirë për fansat që mezi pret ta ndajë me ta.

Përndryshe, projekti i saj muzikor paraprak mbetet kënga “Jealous”, të cilën ajo e solli gjatë verës dhe u prit mirë nga fansat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara