Emery: Jam afër për tu rikthyer në La Liga

11:46 | 29 Prill 2020

Ish trajneri i Arsenal-it, Unai Emery ka deklaruar se do rikthehet përsëri në stolin e ndonjë skuadre.

Tekniku Spanjoll që ka punuar në disa skuadra të mëdha pritet që në verë të bëhet trajner i ndonjë skuadre, transmeton portali arbresh.info.

Emery ka thënë se është i hapur për çdo ligë evropiane, por ndihet më i afërt me kampionatin spanjoll.

“Jam i hapur për tu rikthyer si trajner. Në Spanjë, Angli, France apo ndonjë vend tjetër. Por ndihem më i afërt në La Liga”.

“Pas katër viteve larg atij kampionati, kam mundësi të mirë e cila e pëlqej dhe jam duke e shikuar këtë mundësi”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Emery u shkarkua nga stoli i “Topçinjve” në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pozitë të cilën e mori Mikel Arteta./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara