Emery: Guendouzi duhet t’i pres flokët

17:54 | 6 Dhjetorë 2018

Matteo Guendouzi është ndalur disa herë në Old Trafford mbrëmjen e së mërkurës, madje Marouane Fellaini ka shkuar në mënyrën më ekstreme duke e kapur në flokë.

Mesfushori i Manchester United i shpëtoi kartonit të verdhë, por Arsenali siguroi një gjuajtje të lirë që nuk prodhoi asgjë derisa sekondat po kalonin me shpejtësi, transmeton portali arbresh.info.

Stili i flokëve që posedon Guendouzi e bënë atë një nga lojtarët e pakët që mund të ndalen edhe në një mënyrë ndryshe, por Unai Emery ka një zgjedhje të thjeshtë për të.

“Mendoj se gjëja më e mirë për ndeshjen e ardhshme është që Matteo të pres flokët e tij dhe problemi përfundon”, është tallur ai në konferencën për shtyp të së enjtes. “Ashtu siç bëri Fellaini”, shtoi Unai duke iu referuar prerjes së flokëve nga belgu së fundmi.

“Kur unë kam qenë një lojtar, ishte e njëjta gjë”, tha tutje Unai. “Sot, me kamerat, të gjitha situatat që ndodhin brenda 90 minutave mund të shihen.

I pyetur nëse me të vërtetë Matteo duhet t’i pres flokët, Unai tha “Jo, unë i respektoj flokët e lojtarëve shumë”./arbresh.info/