Emannuel Petit: Ancelotti është trajneri perfekt për Arsenalin

13:20 | 15 Dhjetor 2019

Legjenda e Arsenalit, Emannuel Petit mendon se ish trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është trajneri ideal për “Topçinjtë”.

Ancelotti u shkarkua nga stoli i “Napolitanëve” pas ndeshjes ndaj Genk për shkak rezultate të dobëta në Seria A, transmeton portali arbresh.info.

Në vend të tij u emërua Gennaro Gattuso, i cili në ndeshjen e parë në stolin e gjigantit italian pësoi humbje nga Parma me rezultat 1 – 2.

Petit tha se Ancelotti është trajneri adekuat për stolin e “Topçinjve”.

“Ancelotti është përgjigja e duhur për Arsenalin. Është shumë rrallë të shohësh një trajner të tipit të tij të shkarkohet në mes të sezonit”

Arsenali sot është mysafirë i Wolwes, ndeshje që fillon në ora 15:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara